Pendarovski-Steinmeier: Gjermania mbështet integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE

Maqedonia

Pendarovski-Steinmeier: Gjermania mbështet integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 12:43
Pendarovski-Steinmeier

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani, sot në Berlin ka realizuar takim me presidentin e Gjermanisë, Franc-Walter Steinmeier.

Siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, në takim janë këmbyer mendime për marrëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë dhe Gjermanisë, gjendjen në rajon, si dhe aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE dhe NATO.

“Të dy presidentët kanë vlerësuar se shtetet kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dypalëshe, si në planin politik, po ashtu edhe në sfera tjera me interes të përbashkët, siç janë mbrojtja dhe siguria, ekonomia dhe arsimi. Pendarovski ka thënë se në vitet e kaluara të dy shtetet kanë pasur këmbim tregtar prej 4.3 miliard dollarë, ndërsa në vitin 2019 ka tejkaluar 1 miliard dollarë, me çka Gjermani është në listën e partnerëve tregtar të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se Steienmeier ka theksuar mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO.

Ndryshe, Pendarovski prej dje është duke qëndruar në vizitë zyrtare në Gjermani, ku ka realizuar takime me krerët shtetëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat