LSDM: Avancimi drejt NATO-s vazhdon, do të kemi standard më të lartë jetese

Maqedonia

LSDM: Avancimi drejt NATO-s vazhdon, do të kemi standard më të lartë jetese

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 09:39
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se Maqedonia e Veriut e vazhdon avancimin drejt anëtarësimit të plotë në NATO.

Nga LSDM thonë se deri tani 19 nga 29 shtete e kanë ratifikuar protokollin dhe kanë dhënë dritë të gjelbër për anëtarësimin e vendit në NATO.

“Tempi me të cilin shtetet-anëtare e ratifikojnë protokollin, tregon se shteti jonë do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s. Po realizohet qëllimi dekadësh kombëtar dhe shtetëror”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se anëtarësimi në NATO, përveç sigurisë, do të sjell edhe përfitime ekonomike, vende të reja të punës, paga më të larta dhe standard më të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat