Zaev tërheq kandidaturën për ministër të Financave, do të udhëheq deri në zgjedhjen e ministrit të ri

Maqedonia

Zaev tërheq kandidaturën për ministër të Financave, do të udhëheq deri në zgjedhjen e ministrit të ri

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 13:04
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev ka tërhequr kandidaturën për ministër të Financave.

Pas pohimeve të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, se pozita e kryeministrit nuk lidhet me postin e ministrit, Zaev tha se do të udhëheq me këtë ministri deri në zgjedhjen e ministrit të ri.

Zaev tha se nuk ka pengesa ligjore dhe kushtetuese që ai të jetë edhe ministër edhe kryeministër, por pas debatit që e hapi opozita vendosi ta tërheq propozimin për zgjedhjen e tij si ministër të Financave.

Më herët, Zaev i propozoi Kuvendit të shkarkojë ministrin e Financave Dragan Tevdovski dhe Hazbi Likën, i cili ka udhëhequr me Sekretariatin për Marrëveshjen e Ohrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat