Me softuer prej 1.2 milionë eurove do të modernizohet sistemi i burgjeve në Maqedoni

Maqedonia

Me softuer prej 1.2 milionë eurove do të modernizohet sistemi i burgjeve në Maqedoni

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 15:43
Burg

Drejtoria për vuajtjen e dënimeve informon se ka siguruar 1.2 milionë euro për modernizimin dhe forcimin e sistemit të burgjeve në vend.

Projekti, i cili ka filluar në fillim të vitit 2019, ka të bëjë me përgatitjen e zgjidhjes softuerike, që do të mundësojë lidhjen e gjitha institucioneve në sistemin e burgjevei.

“Me realizimin e një projekti të tillë mundësohet evidencë më e thjeshtë dhe më efikase, si dhe përditësimin e të dhënave për personat e dënuar. Do të mundësojë këmbim të pandërprerë të informacioneve në mes institucioneve, si dhe mbikëqyrje më efikase për të punësuarit në sistemin e burgjeve”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për vuajtjen e dënimeve.

Programi i parë për lidhje softuerike duhet të përpunohet deri në nëntor 2019, ndërsa i gjithë projekti duhet të kompletohet deri në fund të muajit shkurt 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat