Në qytetin e Ohrit ka mbi një mijë mbindërtime që nuk janë hequr

Maqedonia

Në qytetin e Ohrit ka mbi një mijë mbindërtime që nuk janë hequr

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 20:20
Ohri

Komuna e Ohrit ka konstatuar se në qytet ka mbi një mijë mbindërtime, ku inspektorati ka konstatuar shkelje.

Sipas konkluzionit të Regjistrit për ndërtime ilegale në komunën e Ohrit , 409 ndërtime janë në bregun e Liqenit të Ohrit, në Parkun Shtetëror “Galiçnica” dhe në pjesën e vjetër të qytetit.

“Në këtë bazë të të dhënave janë vendosur 1.076 lëndë, për të cilat, në periudhën prej vitit 2006 deri në maj të vitit 2019, inspektorati ka konstatuar shkelje në Ligjin për ndërtim. Gjatë periudhës së ardhshme, shërbimet komunale kompetente do të zbatojnë kontroll dhe rregullim përfundimtar të regjistrit, dhe më pas do t’i qaset secilit revizion për secilën lëndë dhe do të merren vendime për veprim të mëtutjeshëm”, thonë nga komuna e Ohrit duke shtuar se me Regjistrin e ndërtimeve ilegale, komuna e Ohrit në kohë rekorde përmbushi obligimet e veta që kanë dalë nga grupi punues i Qeverisë, që vepron sipas rekomandimeve të UNESCO-s.

Në sesionin e 43-të të Komitetit për trashëgimi kulturore, që do të mbahet javën e ardhshme në Baku, Azerbajxhan, pritet të merret vendim dhe të jepet rekomandim për statusin e ardhshëm të Ohrit, në bazë të vërejtjeve të vëzhgimit të UNESCO-s, që është bërë në vitin 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat