Spasovski për aksionin e djeshëm në Luboten: Gjithmonë do të jemi në anën e ligjit

Maqedonia

Spasovski për aksionin e djeshëm në Luboten: Gjithmonë do të jemi në anën e ligjit

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 21:01
Oliver Spasovski

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski pas aksionit të djeshëm në Luboten tha se ligji duhet të respektohet dhe se në asnjë moment nuk duhet të lejohen aktivitete ilegale.

Ai shton se MPB ka ndihmuar aksionin e djeshëm dhe se në të ardhmen kur do të zbulohen aktivitete ilegale do të jenë në anën e ligjit.

Banorët e Lubotenit dje reaguan ndaj aksioni të Policisë Financiare. Ata thanë se gjatë aksionit situata ka qenë e tensionuar dhe se  bëhet fjalë për duhan të kontrabanduar por se është prodhim i brendshëm.

Vlerësimet e Policisë Financiare janë se gjatë këtij viti dhe vitit të kaluar me kontrabandimin e duhanit dëmtohet arka shtetërore për mbi 7.5 milionë euro.

Ndryshe në Luboten ka rreth 600 shtëpi dhe ku jetojnë 3.000 banorë që merren me prodhimin e duhanit dhe shalqirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat