Tevdovski nuk do të jetë këshilltar i Zaevit, “Do të kthehem në Fakultetin Ekonomik”

Maqedonia

Tevdovski nuk do të jetë këshilltar i Zaevit, “Do të kthehem në Fakultetin Ekonomik”

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 11:30
Dragan Tevdovski

Dragan Tevdovski, i cili u shkarkua nga posti i Ministrit të Financave, nëpërmes rrjetit social Facebook njoftoi se në të ardhmen do të kthehet në angazhimet në Fakultetin Ekonomik në Shkup.

Në këtë mënyrë, Tevdovski praktikisht mohon deklaratën e djeshme të kryeministrit Zoran Zaev se ai do të angazhohet si këshilltar i tij.

“Unë jam i nderuar që udhëhoqa institucionin më të mirë në vend. Jam krenar që kam pasur një ekip të shkëlqyer që nuk kisha frikë të futem në ndonjë betejë. Falë punonjësve të Ministrisë së Financave që kanë punuar me besueshmëri për zbatimin e reformave. Shpërblimi më i madh për mua në këto dy vjet po vjen në ditët e sotme kur çdo qytetar më ndalon dhe thotë: ‘bravo dhe kokën lart’. Kjo është mënyra më e mirë për mua që të dal nga një ministri. Dhe kështu me kokën lartë dhe plotësisht të përkushtuar, kthehem në Fakultetin e Ekonomisë”, shkruante Tevdovski në profilin e tij në Facebook.

Dragan Tevdovski është një nga ministrat që u përfshi nga “fshesa” e paralajmëruar të kryeministrit Zaev, edhe pse emri i tij në publik nuk ishte i lidhur me ndonjë skandal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat