Në seancën kuvendore për rekonstruimin pasdite vazhduan akuzat e ndërsjella mes pushtetit dhe opozitës

Maqedonia

Në seancën kuvendore për rekonstruimin pasdite vazhduan akuzat e ndërsjella mes pushtetit dhe opozitës

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 21:06
Ilustrim

Debati kuvendor për zgjedhjen e ministrave të rinj pasdite vazhdoi me akuza mes pushtetit dhe opozitës, këtë herë për tema në pjesën e investimeve kapitale, investimet e huaja, eurointegrimet, vetëqeverisjes lokale.

Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE-ja në fjalimin e tij tha se nuk do të votojë për cilindo nga kandidatët e propozuar për ministra sepse kryeministri Zoran Zaev, siç tha, asgjë nuk ka realizuar nga Programi “Për jetë në Maqedoni”. Sipas tij, pushteti ka realizime më të ulëta të investimeve kapitale, që këtë vit janë 13 për qind, që është më e ulët, thotë, në 50 vitet e fundit.

“Për pesë muajt e parë të këtij viti keni realizim të investimeve kapitale prej 13 për qind që është më së paku në historinë e Maqedonisë”, tha Gjorçev.

Ai foli edhe për premtimin për fillimin e negociatave me BE-në me çka e pyeti kryeministrin se a do të japë dorëheqje nëse deri në dhjetor nuk marrim datë për negociata.

Zaevi replikoi se gënjeshtra është tipar i partisë së tij e cila, siç tha, e shkatërroi këtë shtet, e ktheu në të kaluarën, e grindi edhe brenda edhe jashtë vendit dhe se nuk ka të drejtë të flasë për BE-në dhe për sukseset e kësaj Qeverie. Ai leksion është mbajtur, ndërsa ishte shoqëruar me hapa të guximshëm në favor të shtetit dhe të ardhmes së këtij shteti dhe ishin pranuar nga e gjithë bota, ndërsa kjo është verifikuar nga të gjithë liderët e BE-së edhe nga Mogerini, edhe nga Merkeli.

Ilia Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja u pajtua se nevojitet përmirësim i vetëqeverisjes lokale, por porositi që të mos bëhen gabime strategjike gjatë zgjedhjes së konceptit për atë.

Trajçe Dimkov nga VMRO-DPMNE-ja tha se rekonstruimi i Qeverisë është dëshmi për punën e saj të keqe, por shkarkimi dhe dorëheqjet e ministrave, thotë, nuk i ka përfshirë ministrat me probleme më të mëdha, e as ata të cilët janë propozuar, theksoi, për nder të përjashtimeve, nuk janë zgjedhja më e mirë, siç tha, propozimi për ministër të Kulturës.

Vlerësoi se rekonstruimi është vetëm formalitet i përgjithshëm kur gjithçka është e njëjtë. Qeveria, tha, nuk mund të lavdërohet as me rezultatet në reforma, ndërsa ka dështuar edhe në përmbushjen e premtimeve të dhëna.

Kryeministri Zaev në replikën e tij foli për rezultatet e Qeverisë siç është rritja e pagave mesatare në sektorin privat, ndërsa do të ketë edhe rritje të re, pastaj për plasmanin e përmirësuar disa herë të prodhimtarisë bujqësore prodhimtari e cila shënon rritje prej 13,4 për qind, për çka janë arritur, tha, edhe çmime më të larta, ndërsa e përmendi edhe blerjen e pjeshkave në Rosoman në Federatën Ruse për momentin, që është intervenim i Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat