Bekteshi në Stokholm: RMV-ja destinacion atraktiv për investim

Maqedonia

Bekteshi në Stokholm: RMV-ja destinacion atraktiv për investim

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 21:18
Pamje nga takimi

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot dhe nesër po qëndron për vizitë pune në Mbretërinë e Suedisë ku po merr pjesë në Konferencën ministrore në organizim të Ministrisë për punë të jashtme të Suedisë dhe Komisionit Evropian. Ministri Bekteshi para biznesmenëve suedez prezantoi projektet strategjike dhe mundësitë për investim në Republikën e Maqedonisë së Veriut me fokus të veçantë në integrimet euroatlantike.

“Pas tejkalimit të kontesteve dypalëshe dhe arritjes së marrëveshjes me vendet fqinjë Greqinë dhe Bullgarinë, ne si shtet kemi hapur proceset tona eurointegruese dhe perspektivat për zhvillim ekonomik. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e përcaktuar drejt avancimit të kushteve për biznes, që është bazë për krijimin e një klime të favorshme investuese “, u shpreh Bekteshi, duke shtuar se në mënyrë aktive po punohet për të tërhequr sa më shumë investime të huaja, ndërsa masat qeveritare nga Plani për rritje ekonomikë kanë dhënë rezultate pozitive me një nivel rekord investimesh të huaja direkte prej 624 milionë euro dhe rreth 20 kompani të huaja të reja që realizojnë projekte investimi në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat