Deputeti i koalicionit të LSDM-së votoi kundër ministrit Sadulla Duraku

Maqedonia

Deputeti i koalicionit të LSDM-së votoi kundër ministrit Sadulla Duraku

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 19:17
Deputeti i koalicionit të LSDM-së, Ferid Muhiq

Deputeti i koalicionit të LSDM-së, Ferid Muhiq ka votuar kundër që Sadulla Durakut të jetë ministër i Sistemit Politik dhe marrëdhënieve ndëretnike. Përveç kësaj ai ka votuar i përmbajtur edhe për ministrin e ri të Ambientit Jetësor, Naser Nuredini.

“I përmbajtur dhe kundër për shkak se nëse jemi “Shoqëri për të gjithë” atëherë ekziston komuniteti boshnjak, serb, torbesh, rom. Asnjë ministri nuk i është dhënë asnjërit përfaqësues të këtyre bashkësive. Sidomos kjo ministri për marrëdhënie mes bashkësive. Unë nuk kisha asgjë kundër kandidatit të propozuar. Isha kundër idesë që ajo ministri të mos i jepej ndonjë përfaqësuesi të këtyre bashkësive”, deklaroi për Tv21 Ferid Muhiq, deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Deputetët e tjerë opozitarë, si ata të Besës, Aleancës për Shqiptarët dhe grupi i 8 deputetëve të pavarur të VMRO-DPMNE-së nuk kanë votuar fare. Stenogramet e Kuvendit tregojnë se ata o nuk kanë qenë të pranishëm ose nuk shtypën asnjë buton për të votuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat