Qeveria e Maqedonisë do të investojë në centralin bërthamor bullgar

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë do të investojë në centralin bërthamor bullgar

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 08:50
Ilustrim

Maqedonia nuk heq dorë nga qëllimi të ketë pjesën e sajë në centralin bërthamor të planifikuar një kohë të gjatë në Belene të Bullgarisë. Kjo ende është vetëm në letër. Por në fillim të këtij muaji, Bullgaria në gazetën zyrtare të BE-së publikoi thirrje ku ka kërkuar investitorë të interesuar për blerjen e rrymës nga centrali dhe për blerjen e aksioneve, njofton Alsat M.

Thirrja do jetë e hapur tre muaj, që do të thotë se deri atëherë Maqedonia duhet të vendosë se çfarë do bëjë.

:Duke pas parasysh se pala bullgare shpalli thirrje ku kërkon partner për atë projekt, ne si shtet duhet ta shohim interesin tonë dhe të jemi pjesë e atij objekti pasi me kalimin e kohës ne do e humbim energjinë tonë bazike pasi nuk kemi qymyr. Energjia bazike prodhohet nga qymyri, gazi ose karburanti bërthamor, pasi burime tjera nuk ekzistojnë”, tha Koço Angjushev, zëvendëskryeministër i ekonomisë.

Ndryshe Belene është centrali i vetëm bërthamor që duhet të ndërtohet në rajon. Bëhet fjalë për projekt të vjetër 40 vjet dhe për te interesim tani kanë shprehur edhe kompani dhe konzosrciume të njohura botërore. projekti ende është larg realizimit edhe nga pala bullgare.

“Ende as ata nuk kanë ndërtuar deri në fund as konstruksionin financiar e as strukturën për palët e interesuara. Shoh që i tërë rajoni shfaq interesim për pjesëmarrje në këtë projekt. Është ende shumë herët të flitet për ndonjë realizim konkret”,pohoi Koço Angjushev, zëvendëskryeministër i ekonomisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat