U përmirësuan kushtet për qëndrim në Burgun e Idrizovës

Maqedonia

U përmirësuan kushtet për qëndrim në Burgun e Idrizovës

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 17:37
Ilustrim

Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve sot vazhdoi me punimet për përmirësimin e kushteve në qendrat e saj për dënimin-rehabilitimin dhe arsimimin-rehabilitimin e të burgosurve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Me 28 qershor kishin filluar punimet në Burgun e Idrizovës, për të rrëzuar objektet e burgut që janë të shkatërruara e të vjetra.  Këto hapësira, pas pastrimit, do të shndërrohen në shëtitore që do të shfrytëzohen nga të burgosurit e këtij institucioni.

Të dënuarit që kishin qëndruar në këto objektet tashmë të rrezuara, drejtoria i ka transferuar në hapësirat tjera.

“Të dënuarit që deri në vitin 2018 qëndruan në objektin tashmë të rrëzuar, po transferohen në departamentet e reja të cilat u ndërtuan dhe u lëshuan në përdorim në korrik të vitit 2018”, thuhet nga Ministria e Drejtësisë.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, këto janë probleme të shumta të trashëguara nga qeverisja e kaluar.

“Me këtë aktivitet do të zgjidhet edhe një nga shumë problemet e trashëguara nga vitit 2017, duke u mundësuar personave që vuajnë dënimin në Burgun e Idrizovës të kalojnë vitet e burgut në kushte dhe hapësira që janë në përputhje me standardet evropiane”, deklarojnë nga Ministria e Drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat