Ademi-Zhbogar: BE i mbështet proceset reformuese në fushën e arsimit

Maqedonia

Ademi-Zhbogar: BE i mbështet proceset reformuese në fushën e arsimit

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 17:48
Pamje nga takimi

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sot realizoi takim pune me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Samuel Zhbogar, në të cilin është biseduar për ndryshime ligjore dhe politikat e Qeverisë në arsim.

Ademi, informojnë nga kabineti i tij, e njoftoi euroambasadorin për ndryshimet në Ligjin për arsim fillor dhe Ligjin për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional, për krijimin e politikave të Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës gjatë periudhës që udhëhiqet prej tij, si dhe për aktivitetet e ndërmarra në drejtim të përafrimit të sistemit tonë arsimor me sistemin arsimor të shteteve të Bashkimit Evropian.

Euroambasadori Zhbogar nënvizoi se BE- ja i mbështet proceset reformuese të cilat i ndërmerr Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria e Republikës të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se janë partnerë të vërtetë të vendit në aspiratat euroatlantike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat