Hekurudha Shkup-Tabanoc nuk do të funksionojë disa ditë

Maqedonia

Hekurudha Shkup-Tabanoc nuk do të funksionojë disa ditë

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 20:24
Hekurudha Shkup-Tabanoc

Nuk ka të lënduar por është shkaktuar dëm i madh material pas daljes nga binarët të trenit nga relacioni Shkup-Kumanovë në Çerkez.

Komunikacioni hekurudhor në relacionin Shkup-Kumanovë-Tabaoc dhe prapa do të ndalohet gjatë ditëve të ardhshme.

Nga ndërmarrja e hekurudhave thonë se është shkaktuar dëm i madh dhe se do të punojnë në sanimin e shpejtë.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski sot pasdite ishin në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat