Janakievski ka pranuar ushqim nga shtëpia, pasi deklaroi se do të mbajë grevë urie

Maqedonia

Janakievski ka pranuar ushqim nga shtëpia, pasi deklaroi se do të mbajë grevë urie

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 13:07
Mile Janakievski

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, i cili nga e premtja u dërgua në paraburgim në burgun e Shutkës i cili gjithashtu paralajmëroi se do të mbajë grevë urie, siç njoftuan nga drejtoria e burgut, të hënën ka pranuar ushqim ujë dhe veshmbathje nga shtëpia.

Nga drejtoria kanë vërtetuar se gjendja e tij psiqike dhe shëndetësore e Janakievskit është stabile, mirëpo nuk dinë ende nëse ish-ministri ka vazhduar me grevë urie apo ushqehet nhga ushqimi që e ka pranuar nga shtëpia.

Avokati i Mile Janakievskit, Elenko Milanov, mbrëmë ka deklaruar se shkaku për grevë urie dhe vendimi i ish-ministrit është vendimi i fundit gjyqësor i cili i shqiptoi masën e paraburgimit për akuzën më të re të PTHP-së për shtije të tokës shtetërore.

Janakievski momentalisht ka dy vendime aktive për paraburgim. Përskaj këtij të fundit që u dërgua në burg, njëri ka të bëjë me akuzën për organizim të ngjarjeve të 27 prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat