Paradite mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë

Maqedonia

Paradite mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 20:14
Ilustrim

Sot pasdite në pjesët veriperëndimore dhe lindore, si dhe në Pellagoni, ka zhvillim lokal të vranësirave jostabile me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Gjatë natës moti do të jetë me vranësira mesatare dhe i ngrohtë me zhvillim lokal të vranësirave jostabile i shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Siç kumtoi DPHM, për shkak energjisë të madhe në atmosferë është e mundur edhe dukuri e izoluar e proceseve më intensive në formë të motit të lig me breshër dhe erë të fuqishme. Në gjysmën e dytë të natës atmosfera gradualisht do të stabilizohet.

Edhe në fushëgropën e Shkupit deri në fund të ditës lokalisht do të ketë reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë e përforcuar.

Moti nesër paradite do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa pasdite me reshje lokale të vranësirave jostabile i shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 12 deri 21, ndërsa ajo e ditës prej 30 deri 38 gradë Celsius. UV indeksi do të arrijë deri 8.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla. Temperatura e mëngjesit do të jetë 20, ndërsa ajo e ditës deri 35 gradë Celsius.

Edhe të premten në orët e pasdites në disa vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, por lokalisht në pjesët lindore do të kushte për paraqitje të proceseve më intensive në formë të motit të keq. Temperatura e ditës të premten do të ulen për disa gradë. Pastaj nga e shtuna deri të martën vijon periudhë e motit me diell, stabil dhe sërish i ngrohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat