Shpëton edhe një tjetër ish-ministre e qeverisë së Gruevskit

Maqedonia

Shpëton edhe një tjetër ish-ministre e qeverisë së Gruevskit

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 23:38
Elizabeta Kançeska Milevska

Prokuroria Publike në Shkup ka hedhur poshtë kallëzimin penal kundër ish ministres së Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska që ishte pjesë e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevski. Rasti kishte të bëjë me projekte të lidhura me “Shkupi 2014”.

Policia Financiare pretendonte se Kançeska Milevska i ka shkaktuar dëm buxhetit prej 2,7 milion eurosh, prokuroria nuk sheh bazë për ndjekje penale. Sipas policisë financiare ish ministrja e kulturës dhe disa persona të tjera kanë pranuar fatura nga ndërmarrja e huaj “Svetllost teatar” Beograd, e cila nuk guxon të ushtrojë veprimtari në territorin e shtetit, në të cilat në mënyrë të paligjshme është kalkuluar tatimi i vlerës së shtuar me vlerë prej 18 për qind. Në këtë mënyrë është kryer pagesa jashtë vendit në bazë të 11 kontratave për ushtrimin e shërbimeve, mallrave dhe punëve të realizuara në shtet, me ç’rast Drejtoria për Polici Financiare ka vlerësuar se i është shkaktuar dëm buxhetit në shumë prej 2.7 milion euro. Megjithatë, Prokuroria gjatë hetimit ka vërtetuar se ndërmarrja ka pasur filiale të hapur në Maqedoni dhe kanë konstatuar vetëm një qarkullim të parregullt të parave. Kjo ndërmarrje “Svetllost teatar” është angazhuar për dërgimin dhe montimin e pajisjes dhe instalimit për në ndërtesën barok të Teatrit Popullor të Maqedonisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat