Çfarë buxheti i ka lënë Tevdovski Zaevit?

Maqedonia

Çfarë buxheti i ka lënë Tevdovski Zaevit?

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 19:30
Tevdovski - Zaev

Deri në muajin maj të këtij viti, realizimi i shpenzimeve kapitale të buxhetit kapin shumën 3.5 miliardë denarë, që është 13.7% e shumës së parashikuar për vitin 2019, prej 25.9 miliardë denarë, tregojnë të dhënat e Ministrisë së financave për ekzekutimin e buxhetit.

Realizimi i ulët i investimeve kapitale nga buxheti është vetëm një nga arsyet për të cilat kryeministri Zoran Zaevvendosi të marrë përsipër drejtimin e Ministrisë së financave nga Dragan Tevdovski.

Ai paralajmëroi edhe rebalancim të buxhetit pasi të bëhet analiza se ku duhet të bëhen ndryshime, gjë që e bën interesante pyetjen për shumën e të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore në pesë muajt e parë të vitit, përkatësisht në çfarë gjendje Tevdovski ia ka lënë buxhetin Zaevit.

Të ardhurat e përgjithshme buxhetore në periudhën janar-maj arrijnë në 80.6 miliardë denarë ose 38.2 për qind të totalit të të ardhurave të planifikuara për këtë vit. Nga buxheti deri në muajin maj janë shpenzuar 85.6 miliardë denarë ose 37.4% të shpenzimeve buxhetore të planifikuara për tërë vitin.

Për pagat dhe kompensimet administratën, për pesë muaj, janë shpenzuar 11.2 miliardë denarë ose 39.7 për qind të totalit të parashikuar për vitin 2019, që është pozicionuar në 28.3 miliardë denarë.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë ndryshimet në shpenzimet e investimeve kapitale dhe për paga e kompensime për administratën, për të cilat Zaevi tashmë ka paralajmëruar se do t’i nënshtrohen rebalancimit.

“Pjesa më e madhe është për shkak të maksimizimit të investimeve kapitale. Kemi një miliardë e gjysmë denarë për gazifikim dhe nëse nuk planifikojmë fonde shtesë, deri në tetor-dhjetor do të mbetemi pa para për realizimin e gazifikimit. Ndërsa duam, sepse gazifikimi është projekt i rëndësishëm në vend” deklaroi Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat