Gruevski: Do të kthehem në Maqedoni

Maqedonia

Gruevski: Do të kthehem në Maqedoni

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 18:07
Nikolla Gruevski

Qeveria e Maqedonisë për këtë fundjavë ka bërë njoftim se edhe zyrtarisht do të lëshohet për përdorim autostrade e re nga Shkup për në Shtip, por ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski me një postim në Facebook ka thënë se ajo autostradë është nisur dhe është bërë 85-90 përqind e punës nga partia që ai ka drejtuar deri para disa viteve.

“Më bëhet qejfi se kjo rrugë ka mbaruar. Këto projekte kërkojnë punë ekipore, shumë mund dhe shumë dituri e shumë kohë dhe energji. Ky pushtet në Maqedoni nuk është për projekte të mëdha por vetëm për fjalime. Po të mos ishte tragjike do të ishte komike” ka shkruar mes tjerash Gruevski. “Këto grabitqarët e pushtetit të mundohen ta ruajnë autostradën si duhet. Mos ma prishni derisa të kthehem” ka përfunduar Gruevski.

Përndryshe, ish-kryeministri Gruevski është azilant në Hungari, pasi u dënua me tre vite burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat