Profesor Rashkovski nuk mund të distancohet nga Sekretari i Përgjithshëm Rashkovski

Maqedonia

Profesor Rashkovski nuk mund të distancohet nga Sekretari i Përgjithshëm Rashkovski

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 22:21
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev dha deklaratë në lidhje me sekretarin gjeneral në Qeverinë, Dragi Rashkovski, të cilën e vlerësojmë si jokonsekuente. 

Së pari, bëhet fjalë për nderin dhe dinjitetin personal. Ne jemi Qeveri transparente dhe duam qasjen kritike të mediumeve, por nuk mund të bëni sallatë askënd kur të doni dhe si të doni, si person fizik. Qeveria nuk do të ngre padi, nuk është çështje e jona që të padisim gazetarët dhe mediumet, por çdo individ dhe person fizik ka të drejtë të mbrojë dinjitetin e tij. Vetëm kështu mund të jemi vend normal. Kur pranojmë të kryejmë funksione të caktuara, t’i shërbejmë popullit dhe të ngjashme, kjo nuk do të thotë se çdo kush mund të jetë thes boksi edhe kur e meriton që të jetë ose jo.

Kryeministri Zoran Zaev, i pyetur për sjelljen e sekretarit të përgjithshëm në Qeverinë e RMV, Dragi Rashkovski, në konferencën e tij për shtyp në lidhje me skandalin rreth tenderit për pajisje të M-NAV, në mënyrë decide u vendos në mbrojte të Rashkovski, në veçanti në pjesën se nuk shihet sjellje arrogante te ai dhe ka të drejtë të kërcënohet me padi ndaj gazetarëve, mediumeve dhe partive politike.

Zaev e arsyetoi këtë me të drejtën e dinjitetit të cilin duhet ta ketë çdo kush dhe duke përmendur rastin, tha se “kur pranojmë të kryejmë funksione të caktuar, që t’i shërbejmë popullit dhe të ngjashme, kjo nuk do të thotë se çdo kush mund të jetë thes boksi edhe kur këtë e meriton se jo”. 

Не навлегувајќи во вистинитоста на снимката на која се слуша Рашковски заедно со други лица како зборуваат да се склучи договор со италијанска фирма добавувач врз основа на резултати од тендер и на целиот случај, спорен е ставот и недоследна е реченицата на премиерот со кои го двои Рашковски како генерален секретар на Влада и Рашковски како приватно лице, индивидуа.: Duke mos hyrë në vërtetësinë e incizimit në të cilën dëgjohet Rashkovski së bashku me persona të tjerë për të arritjen e një marrëveshjeje me kompani italiane mbi rezultatet e tenderit dhe të gjithë rastit, qëndrimi i kryeministrit është i diskutueshëm dhe fjalia me të cilën e ndanë Rashkovski si sekretar të përgjithshëm të Qeverisë në person privat, individ,është jokonsekunete:

Qeveria nuk të të ngrejë padi, nuk është punë e jona të padisim gazetarë dhe mediume, por çdo individ si person fizik ka të drejtë të mbrojë dinjitetin e vet. 

Kur Dragi Rashkovski ju drejtua opinionit, në konferencë për shtyp tha se do të ngrejë procedurë ligjore për mbrojtjen e nderit dhe imazhit kundër disa personave të caktuar, të cilët i emëron me emër dhe mbiemër dhe kundër organizatave politike – partive, Dragi Rashkovsk nuk emëron personalisht personat që i përmend, por i vendos në kontekst të gazetarëve për të cilët vlerëson se me shkrimet e veta i kanë rrënuar dinjitetin, nderin dhe imazhin.

Por, plotësisht është e njëjtë edhe me të. Gazetarët të cilët i përmend, nuk flasim këtu  edhe për persona të tjerë të përmendur, kanë shkruar dhe shkruajnë për Dragi Rashkovski dhe veprat e tij jo si Dragi Rashkovski individ, profesor i Fakultetit Juridik në Shkup, por për Rashkovskin si bartës i funksionit të lartë, i emëruara – sekretar i përgjithshëm i Qeverisë.

Prej këtu, deklarata e Zaev se Qeveria nuk do të padis gazetarë, por Dragi Rashkovski ka të drejtë ta bëj këtë, është kryesisht frazë boshe dhe jokonsekuente. Sepse nëse vet Zaev dhe funksionarët e tjerë të Qeverisë dhe partisë qeverisëse shumë herë kanë deklaruar se ato janë këtu për të dëgjuar, dhe jo të diskutojnë me opinionin, se duhet të jenë më tolerant ndaj kritikave të gazetarëve dhe mediumeve, atëherë procedura e Rashkovskit – deklaratat e tij se do të padis gazetarë, nuk janë tjerët përveç se kërcënime për padi të gazetarëve të funksionarëve të lartë qeveritar.

Anash kësaj, praktikat dhe standardet evropiane kanë treguar dhe propozojnë se personat e zgjedhur dhe të emëruar dhe funksionarët e lartë duhet të kenë tolerancë më të madhe ndaj kritikës së opinionit, si pjesë e praktikës së vërtetë për lirinë e fjalës dhe mediumeve, për të cilën reaguan një pjesë e shoqatave të gazetarëve në vend, sikurse SHGM, e cila vlerësoi se Rashkovski me sjelljen e vet është shembull se so nuk duhet të sillet një funksionarë.

Kërcënimet e tilla të drejtpërdrejta për inicimin e procedurave gjyqësore si gazetarët nga ana e përfaqësuesve të lartë të Qeverisë, paraqet presion ndaj gazetarëve gjë që mund të rezultojë në vetcensurë. 

Për shkak të argumenteve të shtruara më lartë, deklaratën e Zaev, në veçanti pjesën se Qeveria nuk do të ngrejë padi, por Rashkovski ka të drejtë, e vlerësojmë si jokonsekuente. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat