Liderët e Samitit për Ballkanin Perëndimor e përshëndetën kryesimin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me procesin e Berlinit

Maqedonia

Liderët e Samitit për Ballkanin Perëndimor e përshëndetën kryesimin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me procesin e Berlinit

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 11:27
Ilustrim

Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, në dokumentin e përfundimeve përfundimtare të Samitit për Ballkanin Perëndimor në Poznan të Polonisë është shkruar se liderët pjesëmarrës të samitit e përshëndetën bashkëkryesimin e parë të ardhshëm të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020.

Pjesëmarrësit e Samitit të Poznan të edhe njëherë e theksuan rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në përfundimet përfundimtare, liderët e Ballkanit Perëndimor e theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, dhe e vërtetuan përkushtimin e fuqishëm në fushën ekonomike rajonale, si dhe zbatimin e reformave që ishte qëllimi kryesor që të sigurohet prosperiteti në rajon dhe të përforcohen lidhjet ekonomike mes Ballkanit Perëndimor dhe ekonomitë e BE-së.

Liderët e Ballkanit Perëndimor u obliguan që të intensifikojnë përpjekjet për të diversifikuar tregjet financiare në mënyrë që të zgjerojnë qasjen në financim në Ballkanin Perëndimor.

Sa i përket ekonomisë digjitale dhe zhvillimit të shoqërisë, liderët e Ballkanit Perëndimor përsëri theksuan përkushtimin e tyre ndaj agjendës digjitale për Ballkanin Perëndimor dhe në fushën e ekonomisë.

Në Samitin e Poznanit u përshëndet nisja e suksesshme e zbatimit ë protokollit shtesë 5 për lehtësimin e tregtisë dhe tregtisë më të lirë, më të shpejtë dhe më të lehtë.

Me propozim të RMV-së në Samitin në Poznan u miratuar Deklarata e vendeve nga Ballkani Perëndimor për integrimin e romëve në procesin e zgjerimit të BE-së, me çka liderët e rajonit e theksuar nevojën për përpjekjet e përbashkëta për përforcimin e integrimit të popullatës rome, si një ndër grupet më të rrezikuara në shoqëritë e rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat