OBRM-PDUKM: Duhet të hapen hetime për të gjitha dyshimet ndaj Janevës

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Duhet të hapen hetime për të gjitha dyshimet ndaj Janevës

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 11:28
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Në Maqedoni duhet të kthehet drejtësia, duhet të kthehet sundimi i së drejtës dhe shteti i së drejtës. Zaevi i amnistuar dhe banda e tij kriminale ju duheshin gjashtë muaj që të pajtohet se Katica Janeva ka punuar keq dhe se nuk ka kapacitet të jetë në krye të PSP-së”.

“Madje edhe pas gjashtë muajve, Deskoska pranoi se insistimi i Zaev që Katica Janeva ta udhëheq prokurorinë ka qenë pa bazë dhe humbje kohe. Ajo që Katica Janeva nuk do të jetë në krye të PSP-së nuk është mjaftueshëm. Duhet të hapen hetime serioze edhe për punën e saj ilegale, secili që ka shkelur ligjin duhet të përgjigje”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Nga kjo parti presin që pushteti t’i kuptojë vërejtjen e OBRM-PDUKM-së në lidhje me Ligjin për prokurori publike dhe t’i pranojë sugjerimet që janë sipas ligjeve evropiane dhe rregullave për të drejtat e njeriut.

Nga OBRM-PDUKM shtojnë se po përpunohet Ligj i i ri për prokurorinë publike dhe se do të jetë sipas standardeve evropiane dhe se nuk do të ketë amnisti për asnjë.

“Vetëm LSDM kërkon amnisti, pushteti kriminal kërkon amnisti për Katica Janevë për shkak se ajo vepron pa autorizim. Në pjesën e ‘bombave’, Deskoska thotë se mund të arrihet marrëveshje, e më pastaj harron se rekomandimet e Këshillit të Evropës janë të detyrueshme për Republikën e Maqedonisë”, thonë nga kjo parti.

Në fund të njoftimi, nga OBRM-PDUKM thonë se me Zoran Zaevin në krye të Qeverisë dhe me Katica Janevën në krye të PSP-së nuk mund të ketë drejtësi në Maqedoni.

“Këto dy janë ndalesa për qytetarët e Maqedonisë që të jetojnë në shtet të së drejtës. Kur do të ikin këta, vetëm atëherë mund të ketë drejtësi në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat