Çavkov bartet në burgun e Shtipit

Maqedonia

Çavkov bartet në burgun e Shtipit

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 13:41
Mitko Çavkov

Ish ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, mbrëmë është bartur nga burgu hetues në Shkup në burgun e Shtipit.

Bartja është zbatuar për shkaqe siguri. Edhe drejtori i burgut në Shtip, Miki Todorov e vërtetoi bartjen e Mitko Çavkovit.

Çavkov u dënua me 18 vite burg për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill. Ai u dënua si një nga organizatorët si drejtor Byrosë për Siguri Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat