OBRM-PDUKM kërkon nga Zaev ta shkarkojë Rashkovskin

Maqedonia

OBRM-PDUKM kërkon nga Zaev ta shkarkojë Rashkovskin

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 14:37
Zoran Zaevi

Nëpërmjet një konference për shtyp, Ivanka Vasilevska nga OBRM-PDUKM tha se “sipas publikimit Dragi Rashkovski përsëri është kapur në skandal të madh. Rashkovski edhe pse e din se nuk duhet të bisedohet me Leonardon para se të jepet oferta aj bisedon me firmën në kundërshtim me ligji, që mund të shihet te materialet e publikuara”.

Ajo tha se në audio-incizimin e ri Rashkovski i thotë Çepunjovskit do të bisedosh për çmimin dhe jo për konceptin.

“Çfarë është në koncept është e fiksuar, që nuk duhet të bisedohet? A është dakorduar më herët Dragi Rashkovski”, pyeti Ivanka Vasilevska.

Sipas saj prokuroria publike duhet të merret me këtë rast dhe ta paraburgos Rashkovskin për shkak mundësisë së arratisjes së tij dhe ndikim ndaj dëshmitarëve.

“Gjithashtu i bëjmë thirrje Zoran Zaevit që të merr guxim dhe ta shkarkojë Dragi Rashkovskin nga funksioni Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë”, tha Vasilevska

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat