SPB Shkup nisi fushatën “Verë pa zjarre” - Bota Sot
SPB Shkup nisi fushatën “Verë pa zjarre”

Maqedonia

SPB Shkup nisi fushatën “Verë pa zjarre”

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 10:40
SPB

Reparti i parandalim pranë SPB Shkup nga sot fillon me fushatën për aktivitete parandaluese për realizimin e fushatës “Verë pa zjarre”

Fushata është në bashkëpunim me Bashkinë e Shkupit dhe Brigadës kundër zjarrit të Bashkisë së Shkupit, Kryqit të Kuq, ndërsa aktivitet do të realizohen në mënyrë që zyrtarët policorë të realizojnë takime me vizitorët rekreativ të ‘Parkut në Vodno”, në mënyrë të rastësishme do të përzgjidhen edhe automjete ndërsa shoferëve do t’u përmenden për rreziqet e shfaqjes së zjarreve dhe dëmet nga shfaqja eventuale e zjarrit në hapësira të hapura.

Nga ana e Brigadës kundër zjarrit të Bashkisë së Shkupit do të bëhet trajnim dhe simulim të shuarjes së zjarrit para të punësuarve të “Parqe dhe gjelbërim” dhe qytetarëve të interesuar.

Aktivitetet do të vazhdojnë gjatë periudhës së verës në bashkëpunim me komunat e Bashkisë së Shkupit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...