Thimonier: Para vendimit për datë, Franca do t’i shqyrtojë realizimet e reformave 3-6-9 dhe 18 - Bota Sot
Thimonier: Para vendimit për datë, Franca do t’i shqyrtojë realizimet e reformave 3-6-9 dhe 18

Maqedonia

Thimonier: Para vendimit për datë, Franca do t’i shqyrtojë realizimet e reformave 3-6-9 dhe 18

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 12:46
Ambasadori francez në Maqedoninë e Veriut, Christian Thimonier

Ambasadori francez në Maqedoninë e Veriut, Christian Thimonier në intervistë për ‘Radio Evropa e Lirë’ tha se Franca ende nuk ka qëndrim për dhënien e datës për nisje të bisedimeve për vendin.

Ai tha se për këtë temë do të merret parasysh bilanci i agjendës reformuese 3-6-9 dhe 18. Thimonier thotë se vendi i tij është i gatshëm që të ndihmojë, duke cekur se rruga në fund nuk është e thjeshtë dhe se nuk dihet se sa do të zgjasë.

“Kishte një pengesë, ishte vetoja greke që nuk lejonte hapjen e bisedimeve, por edhe vetoja për hyrje në NATO. Tani kjo është kapërcyer sepse të gjitha kushtet janë plotësuar, dhe kjo është rezultat i Marrëveshjes së Prespës. Çështja e dytë që i ngrit në qershor të vitit të kaluar ishte agjenda që duhej zbatuar 3-6-9 dhe agjenda 18. Tani presim bilancin e kësaj agjende”, shtoi Thimonier.

Ndryshe, pushteti shprehet optimist se gjatë këtij viti Maqedonia e Veriut do të nisë bisedimet me Bashkimin Evropian ndërsa nga opozita akuzojnë se datë nuk kemi marrë edhe pse Maqedonia ka ndërruar emër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...