Bërns: Do punoj për integrimin e M. së Veriut në NATO, BE

Maqedonia

Bërns: Do punoj për integrimin e M. së Veriut në NATO, BE

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 13:58
Ambasadorja e re amerikane në Shkup Kejt Bërn

Ambasadorja e re amerikane në Shkup Kejt Bërns në një video paraqitje para marrjes së detyrës porosit se është e nderuar që do t’a përfaqësojë SHBA-në dhe se do të punojë në përforcimin e lidhjeve mes të dy shteteve dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE.

“Tashmë 25 vite punoj si diplomate amerikane në promovimin e sigurisë, progresit, respektit të të drejtave të njeriut dhe dallimeve, sundimin e së drejtës dhe tregjet e hapura. Jam e emocionuar që këtë punë do ta vazhdoj në Maqedoninë e Veriut. E vlerësojmë guximin dhe profesionalizmin e ushtarëve tuaj dhe presim që t’u përshëndesim si anëtare e 30-të në NATO. Jam e nderuar që e kam mundësinë që ta përforcoj lidhjen mes të dy vendeve. Maqedonia e Veriut tani është në rrugën e zgjedhur drejtë NATO-s dhe BE-së. Ekipi në Ambasadën e SHBA-së në Shkup dhe unë punojmë që t’i ndihmojmë Maqedonisë së Veriut në këtë rrugë dhe të krijojmë mundësi të reja për progres përmes bashkëpunimit tonë dhe programeve për shkëmbim, korpusin e paqes dhe misionin e USAID-it. Dëshirojmë të vazhdojmë me kontributin drejtë së ardhmes tuaj pozitive", thekson Bërns.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat