Ligji për PSP-në, Selmani: Në ujdi me falje midis LSDM-së dhe VMRO-së - Bota Sot
Ligji për PSP-në, Selmani: Në ujdi me falje midis LSDM-së dhe VMRO-së

Maqedonia

Ligji për PSP-në, Selmani: Në ujdi me falje midis LSDM-së dhe VMRO-së

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 15:22
Eksperti juridik Bashkim Selmani

Eksperti juridik Bashkim Selmani thotë se produkti final do të jetë ujdi midis dy partive VMRO-së dhe LSDM-së në pushtet. Sipas Selmanit marrëveshja s’do përmbush kërkesat europiane.

“Ju e shihni se legjislacioni I vendit funksion në dy kapacitete VMRO dhe LSDM dhe këtu bëhet më tepër matja e krimeve në aspektin politik se sa në gjyqësor. Nëse nuk do ta kemi veprimin e pavarur në gjyqësor  nuk do të arrihet qëllimi apo synimi, prandaj edhe nëse arrihet një marrëveshje midis këtyre dy partive politike rreth PSP-së, realisht do të kemi një marrëveshje e cila do të jetë midis dy partive politike më të mëdha dhe më të kriminalizuara në Maqedoni por nuk do të jetë standardi I mirëpritur që po pret Bashkimi Europian, për arsye se kjo prokurori dhe pavarësia e saj do të thotë pavarëson edhe gjykatën”, tha Bashkim Selmani, ekspert juridik.

Selmani është i mendimit që me krijimin e ligjit të ri për PSP-në, të krijohet edhe një gjykatë speciale e dikasterit të krimeve të rënda, pasi sipas tij kjo gjykatë është jofunksionale. Se a do të finalizohet marrveshja para shansit të ri për marrjen e datës në tetor, Selmani thotë se është e vonuar.

 

“Kjo marrëveshje është e vonuar për arsye se po të ishte arritur në kohën e duhur ne do të kishim edhe vendime pozitive nga BE-ja, por neglizhenca e këtyre problemeve që nënkupton krime të thella të krijuara nga funksionarët shtetëror për që akoma më shumë të vazhdojë por siç duket edhe propozim ligji nga ana e VMRO-së synim kryesor është falja e të dyshuarve kriminel se sa funksionaliteti I këtij organi, plotësimi I standardeve dhe vënien në funksion të shtetit dhe të së drejtës në RM. Ky është segmenti I parë që duhet shikuar, poashtu edhe segmenti I dytë për sa I përket faktorit shqiptarë, unë besojë që partitë politike shqiptare do të krijojnë një strategji të përbashkët që të krijojnë një gjykatë të pavarur në RM me ndikime ndërkombëtare për arsye se te shqiptarët tanimë ka humbur çdo fije besimi ndaj gjyqësorit”, tha Selmani.

Për arritjen e marrëveshjes me VMRO-DPMNE-në, kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar takim me liderin opozitar maqedonas Hristijan Mickovski. Synohet harmonizimi i qëndrimet pas deklarimit të Mickovskit se s’do mbështesë qeverinë në procesin integrues dhe se do të veprojë e pavarur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...