Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në Samitin e SEECP-së

Maqedonia

Presidenti Pendarovski do të marrë pjesë në Samitin e SEECP-së

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 17:22
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Stevo Pendarovski

Me 8 dhe 9 korrik 2019, presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Stevo Pendarovski do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që do të mbahet në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës, njofton Portalb.mk.

Parashihet që Pendarovski të mbajë fjalim në sesionin plenar të Samitit.

Në kuadër të tij, ai do të realizojë edhe takime bilaterale.

Deri tash është konfirmuar se ftesën për pjesëmarrje në këtë Samit e kanë refuzuar Kosova dhe Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat