Zaev për ‘Politika’: Marrëdhëniet me Serbinë janë tradicionalisht të mira - Bota Sot
Zaev për ‘Politika’: Marrëdhëniet me Serbinë janë tradicionalisht të mira

Maqedonia

Zaev për ‘Politika’: Marrëdhëniet me Serbinë janë tradicionalisht të mira

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 20:48
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev në intervistë për gazetën serbe ‘Politika’ thotë se marrëdhëniet me Serbinë janë tradicionalisht të mira, dhe se shkojnë duke u përmirësuar.

“Me kryeministren Ana Brnabiq së shpejti do të fillojmë edhe një bashkëpunim në shërbimet digjitale dhe web-faqen e Qeverisë”, ka deklaruar Zaev.

Sipas tij, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë të njëjtat qëllime, ndër të cilat, siç tha ai, më të rëndësishmet janë arritja dhe rrënjosja e vlerave evropiane, të cilat, sipas tij, do të intensifikohen në periudhën e ardhshme.

Duke komentuar dyshimet se liderët perëndimor nuk i kanë përmbushur premtimet e tyre kur është në pyetje agjenda evropiane e vendit, Zaev thotë se Raporti i KE-së për Maqedoninë e Veriut këtë vit është shembull dhe se posaçërisht është theksuar se Marrëveshja e Prespës paraqet shembull për zgjidhjen e kontesteve në rajon, por edhe më gjerë.

Zaev thotë se obligim i të gjithë shteteve që janë pjesë e BE-së dhe atyre që kanë aspirata për hyrje në BE është përpjekja që bashkërisht me forca të përbashkëta të përkrahin procesin e integrimit në gjithë rajonin dhe se kjo do të sjell paqe, stabilitet dhe perspektivë më të mirë për të gjithë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...