Ambasadorja e re e SHBA-së në Shkup tregon në cilat fusha do ta ndihmojë Amerika Maqedoninë

Maqedonia

Ambasadorja e re e SHBA-së në Shkup tregon në cilat fusha do ta ndihmojë Amerika Maqedoninë

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 21:47
Kate Byrnes

Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara në Shkup, Kate Byrnes përmes një video-mesazhi ka theksuar gatishmërinë për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Diplomatja amerikane, Byrnes në Shkup pritet të arrijë në javën e ardhshme,duke zëvendësuar ambasadorin e deritanishëm, Jess Baily, informon TV Shenja.

Kate Byrnes, ambasadore e SHBA-së në Shkup

“Njëzetegjashtë vjet punoj si diplomate në promovimin e sigurisë, prosperitetit, respektimin e të drejtave të njeriut, dallimeve, sundimin e së drejtës dhe tregjeve të hapura. Me pa durim pres që të vazhdoj punën në Maqedoninë e Veriut. SHBA-ja është krenare për miqësinë e fortë me qytetarët e Maqedonisë së Veriut…Vlerësojmë guximin dhe profesionalizmin e ushtarëve tuaj dhe ju presim si anëtare e 30-të e NATO-së

Ajo ka thënë se Maqedonia e Veriut është në rrugë të mirë drejt NATO-s dhe BE-së dhe se do të ndihmojë vendin në krijimin e mundësive të reja për prosporitet dhe përforcimin e raporteve mes dy vendeve.

Byrnes është një diplomate karriere, deri tani kryente detyrën e zëvendës-shefes së misionit amerikan në Athinë, ndërsa paraprakisht ishte përfaqësuese e përhershme e misioni amerikan pran OSBE-së në Vjenë.

Gjatë dëgjimit në Senat në prill, Byrnes ka thënë se puna e saj në Maqedoninë e Veriut do të përqendrohet në tri fusha, në promovimin e stabilitetit përmes institucioneve të fuqishme, në forcimin e sigurisë përmes partneritetit dhe do të punojë në nxitjen e prosperitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat