VMRO-DPMNE: Banda kriminale e pushtet ka larguar investitorët e huaj - Bota Sot
VMRO-DPMNE: Banda kriminale e pushtet ka larguar investitorët e huaj

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Banda kriminale e pushtet ka larguar investitorët e huaj

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 09:38
VMRO-DPMNE (OBRM-PDUKM)

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Maqedonia është nën udhëheqjen e një grupi kriminal i udhëhequr nga Zoran Zaevi.

Ata thonë se qytetarët e kanë humbur shpresën se mund të bëhet më mirë, mund të ketë ekonomi më të mirë dhe drejtësi.

“Mungesa e shtetit të së drejtës, negativisht ndikon në të gjitha aspektet e jetës tek qytetarët. Banda kriminale e pushtetit i ka kthyer investitorët e huaj, ka devalvuar gjithë aparatin shtetëror dhe punën në dëm të qytetarëve”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se në afat prej dy vjet e gjysmë, opinioni është dëshmitar i qindra skandaleve në pushtet, që sipas tyre, kanë ndikuar që qytetarët ta humbin shpresën tek shteti i tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...