Policia konfiskon mbi 40 patenta të shoferëve

Maqedonia

Policia konfiskon mbi 40 patenta të shoferëve

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 09:59
Policia

Policia gjatë fundjavës ka kryer kontrolle intensive në rajonin e Shkupit.

Sipas njoftimit të sektorit të punëve të brendshme në Shkup, gjatë kontrolleve në komunikacion, 41 drejtuesve të makinave u janë konfiskuar patentat e shoferit, për shkak të gjendjes së dehur dhe pranisë së alkoolit në gjak.

Një pjesë e tyre kanë refuzuar kontrollet policore. Në 43 raste ka pasur gjoba për shkelje të rregullave të komunikacionit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat