Cvetanov: Ka ndërruar jetë edhe njëri nga të akuzuarit në rastin “Syri i gjarprit”

Maqedonia

Cvetanov: Ka ndërruar jetë edhe njëri nga të akuzuarit në rastin “Syri i gjarprit”

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 10:42
Vane Cvetanov

Vane Cvetanov, kryetar i shoqatës qytetare “Zelena Llupa” në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se ka ndërruar jetë edhe njëri nga të akuzuarit në rastin “Syri i gjarprit” (për keqpërdorimet me pikat pagesore”, i katërti në 12 viteve të kaluara sa zgjat procesi gjyqësor për këtë rast.

“Duke e pritur drejtësinë e premtuar, ka ndërruar jetë edhe njëri nga luftëtarët tanë. Zvonko Bojarovski nga Tetova, i paraburgosur, dënuar dhe psikikisht i maltretuar në rastin ‘Syri i gjarprit’. Ky rast është bazuar në analizat në vitin 2007, ndërsa licenca nga personi kompetent për analiza (hetime) është marrë në vitin 2010. Që do të thotë se në mënyrë joprofesionale dhe joligjore është bërë analiza. Rasti ‘Syri i gjarprit’ akoma endet nëpër gjykata, tashmë 12 vjet, ndërsa Zvonko është viktima e katërt e këtij rasti”, ka shkruar Cvetanov, i cili gjithashtu është i akuzuar në rastin “Spiuni”.

Avokati Zvonko Davidoviq, më herët në një intervistë për 1TV në kontekst të shtyrjes së proceseve, i përmendi rastet “Syri i gjarprit”, “Likuidimi” dhe “Spiuni”, shtyhen nëpër labirintet gjyqësore pa mos mbajtur askush përgjegjësi.

“‘Syri i gjarprit’ zgjat me vite. Mendoj se 10. Mund ta mendoni si është ndjenja që në çdo ftesë të paraqiteni në gjykatë dhe çdo vit të keni peshë. Disa nga lëndët akoma nuk kanë filluar. Për ‘Spiuni’ dhe ‘Likuidimi’ që është lëndë më e re, ka pasur dyshime për ndershmëri, drejtësi dhe mënyrën e sjelljes së gjykatave. Për fat të keq rezultate nuk kemi”, ka thënë Davidoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat