Manojloski: U legjitimova si deputet, por policia më ndaloi dhe më kontrolloi pa arsyetim - Bota Sot
Manojloski: U legjitimova si deputet, por policia më ndaloi dhe më kontrolloi pa arsyetim

Maqedonia

Manojloski: U legjitimova si deputet, por policia më ndaloi dhe më kontrolloi pa arsyetim

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 15:50
Goran Manojloski

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Goran Manojloski i cili braktisi seancën e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, në shenjë revolte për shkak se është kontrolluar policia në hyrje të lagjes ‘Gjorçe Petrov’.

Ai thotë se pasi është legjitimuar se është deputet, zyrtarët policorë e kanë kontrolluar dhe e kanë lëshuar pa dhënë arsyetim se pse e kanë ndaluar. Ai njoftoi se do të ankohet në MPB dhe do të kërkojë që të hetohet i gjithë rasti.

“Rreth orës 11:00 në rrethrrotullimin në lagjen ‘Gjorçe Petrov’ u ndala nga dy zyrtarë policorë të armatosur me automatik dhe pancir. Në mënyrë të përzgjedhur automjeti im ishte veçuar, më thanë të parkohem dhe ta fik automjetin. Kur dhashë legjitimim më thanë se nuk vlen, më kontrolluan dhe më lëshuan. Nëse nuk respektohet ligji për ne deputetët, çfarë ju mbetet qytetarëve tjerë?Nuk është e saktë se të gjitha automjetet janë ndaluar në mënyrë joselektive, ka kamera dhe fotografi, mund të shihet se si automjeti është përzgjedhur”, tha Manojlloski.

Ai nuk tha se si do të veprojë në Kuvend, pas lëshimit të seancës së sotme me arsyetimin se do ta shohë qëndrimin përfundimtar të MPB-së për rastin në fjalë.

Nga MPB thonë se policia ka zbatuar kontrolle në lidhje me grabitjen e bankës që ndodhi sot në Saraj dhe se policia në teren nuk e ka ditur se ka ndaluar deputet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...