Sheqerisnka: S’ka pasoja ndaj mjedisit jetësor nga ushtrimi ushtarak “Goditja përfundimtare” në Krivollak

Maqedonia

Sheqerisnka: S’ka pasoja ndaj mjedisit jetësor nga ushtrimi ushtarak “Goditja përfundimtare” në Krivollak

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 16:40
Radmilla Sheqerinska

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska soit tha se “sigurojmë kontroll të vazhdueshëm në mjedisin jetësor para dhe gjatë ushtrimit ‘Goditja përfundimtare’ në Krivollak, ndërsa hulumtimet tregojnë se nuk ka ndodhur asnjë pasojë e dëmshme”.

“Bashkërisht me Universitetin ‘Goce Dellçev’ dhe Institutin për shëndet publik, para fillimit të ushtrimit dhe gjatë ushtrimit siguruam kontroll të vazhdueshme në mjedis jetësor. Rezultatet e të dyja hulumtimeve treguan se nuk ka pasoja të dëmshme në shëndetin e njerëzve dhe ndaj natyrës dhe kjo do të mbesë standard”, tha Sheqerinska.

Ajo tha se në Krivollak tashmë do të sigurohen matje të vazhdueshme dhe se do të dihet efekti që kanë ushtrimet ndaj mjedisit jetësor.

Sheqerinska sot në Krivollak ishte së bashku me homologun e saj, ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat