Mickoski-Plomp: E ardhmja e Maqedonisë është në familjen evropiane

Maqedonia

Mickoski-Plomp: E ardhmja e Maqedonisë është në familjen evropiane

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 17:02
Mickoski-Plomp

Siç njoftojnë nga partia opozitare maqedonase, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot kishte takim me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë, Wouter Plomp.

Në takim u bisedua për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në të cilën gjendet Republika e Maqedonisë, si dhe për proceset strategjike dhe reformuese që janë të rëndësishme për vendin.

Mikocski, siç njoftojnë nga OBRM-PDUKM, e njoftoi Plomp se pushtetit i mungon vullneti dhe kapaciteti për zbatimin e reformave që janë kyçe për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Ai theksoi se kjo Qeveri bën përndjekje politike ndaj anëtarëve dhe mbështetësit e OBRM-PDUKM-së, përndjekje që bëhet përmes rasteve të montuara dhe keqpërdorim të institucioneve.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski e ceku korrupsionin dhe krimet e pushtetit si një nga problemet kryesore të vendit, duke theksuar se ka dyshime serioze se funksionarë të lartë qeveritarë janë të përfshirë në skandale korruptuese serioze.

Ekonomia gjithashtu ishte një nga temat në të cilën biseduan bashkëbiseduesit në takim ndërsa bashkëbiseduesit u pajtuan se e ardhmja e Maqedonisë është në familjen evropiane dhe se qëllimi strategjik i vendit tonë është anëtarësimi në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat