Ademi: Diplomacia aktive i avancon të drejtat e pakicave

Maqedonia

Ademi: Diplomacia aktive i avancon të drejtat e pakicave

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 21:39
Foto

Te drejtat e kroatëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të drejtat e maqedonasve në Republikën e Kroacisë po avancohen. Dhe, gjithë kjo si pasojë e shpeshtimit të takimeve ndërveqveritare. Është ky konkluzioni nga takimi i 4-të i Komisionit të përzier ndërqeveritar për zbatimin e Marrëveshjes për mbrojtjen e pakicës maqedonase në Kroaci dhe pakicës kroate në Maqedoninë e Veriut, që u mbajt sot në Zagreb të Kroacisë.

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut është udhëhequr nga ministri për Diasporë, Edmond Ademi. Ademi ka vlerësuar përpjekjet e shtetit kroatë në mbështetjen e projekteve të pakicës së maqedonasve.

“Po ecim përpara në fushën e të drejtave të pakicave. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kroatët. Ka edhe shumë për t’u bërë. Rekomandimet e sotme edhe më shumë do të kontribuojnë në këtë drejtim”, ka theksuar ministri Ademi.

Edhe prijësi i delegacionit kroat, Zvonko Milas – sekretar shtetëror i Zyrës qendrore për kroatët jashtë Republikës së Kroacisë ka veçuar përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë aktuale të Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e të drejtave të pakicës, duke inkurajuar që të bëhet edhe më shumë në të ardhmen.

“Rekomandimet nga takimet paraprake kanë rezultuar me hapa pozitiv. Takimet e shpeshta tregojnë interesin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të ecur procesi mbarë”, ka veçuar Zvonko Milas.

Takimet e KPN-së dalin nga Marrëveshja e dy shteteve, të nënshkruar më vitin 2007 në Split.

Takimi i 5-të do të mbahet në Shkup, më vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat