VMRO-DPMNE: Zaev është i vetmi kryeministër i amnistuar në Evropë

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Zaev është i vetmi kryeministër i amnistuar në Evropë

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 09:44
VMRO-DPMNE (OBRM-PDUKM)

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Zoran Zaevi dhe qeveria kriminale që ai e udhëheq e shndërruan shtetin në krim dhe korrupsion. Në vend të procedurave penale kundër funksionarëve në pushtet kemi amnisti nga kryeministri”.

“Zoran Zaevi është i vetmi kryeministër i amnistuar në Evropë, ai është njeriu që i amnistoi të gjithë krimet e funksionarëve në pushtet që u kapën në punë të dyshimta”, njoftojnë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, Zoran Zaev e ka amnistuar Dragi Rashkovskin dhe se nuk ka kërkuar as dorëheqjen e tij dhe as ka bërë thirrje për hetime ndaj tij. Nga OBRM-PDUKM përmendin se Zoran Zaevi ka amnistuar Koço Angjushevin dheJovan Despotovskin.

“Zoran Zaevi i amnistoi dhjetëra raste për nepotizëm, bijtë dhe bijat e funksionarëve të tij të punësuar në administratën shtetërore”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat