Pendarovski në takim me Erdoganin: Turqia së shpejti do ta ratifikojë protokollin për anëtarësim në NATO - Bota Sot
Pendarovski në takim me Erdoganin: Turqia së shpejti do ta ratifikojë protokollin për anëtarësim në NATO

Maqedonia

Pendarovski në takim me Erdoganin: Turqia së shpejti do ta ratifikojë protokollin për anëtarësim në NATO

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 11:42
Stevo Pendarovski dhe Rexhep Tayip Erdogan

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes në Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore në Sarajevë, sot ka realizuar takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

Siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovsklit, në takim është shprehur kënaqësi për partneritetin mes dy vendeve dhe për trendin pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, si në planin politik, po ashtu edhe në ato ekonomik.

“Këmbimi tregtar mes dy vendeve është në rritje të vazhdueshme dhe në vitin 2018 ka qenë 505 milionë dollarë, ndërsa të dy presidentët kanë potencuar se bashkëpunimi ekonomik mund të rritet në interes të të dy vendeve”.

“Bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime dhe informacione për gjendjen në të dy shtetet dhe në rajon. Në kontekst të aspiratave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO, Pendarovski pret që Kuvendi i Turqisë së shpejti ta ratifikojë protokollin për anëtarësim në Aleancë, pasi u miratua në Komisionin kuvendar për Politikë të Jashtme”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Pendarovskit.

Ndërsa Erdogan ka thënë se Maqedonia e Veriut e ka mbështetjen e plotë të Turqisë për anëtarësim në BE dhe NATO, duke shtuar se protokolli për në NATO së shpejti do të ratifikohet në Kuvendin e Turqisë.

Në takimin e sotëm, Pendarovski e ka ftuar Erdoganin për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ndërsa e njëjta është pranuar nga presidenti turk.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...