Raporti për punën e AShAAV-it dhe AKE-së: Rritet besimi, ende nevojë për përmirësime

Maqedonia

Raporti për punën e AShAAV-it dhe AKE-së: Rritet besimi, ende nevojë për përmirësime

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 16:11
“Monitorimi i efikasitetit, transparencës dhe përgjegjësisë të trupave rregullator për media - PROformance Watch II”

Nivel solid dhe kontinuitet në transparencë dhe llogaridhënie, publikim të raportit vjetor për vitin 2018, janë disa nga konkluzat që ka nxjerrë raporti i tretë monitorues për punën e ASHAAV-it, i zbatuar në kuadër të projektit “Monitorimi i efikasitetit, transparencës dhe përgjegjësisë të trupave rregullator për media - PROformance Watch II”. 

“Gjatë kësaj periudhe deri te agjencia janë dorëzuar 23 parashtresa ose në mesatare nga 4.6 parashtresa për një muaj. Ky është numri më i madh i parashtresave për një muaj në nivel periodik nga 2016 që kur ne monitorojmë. Rritja e numrit të parashtresave tregon se qytetarët po bëhen aktivë dhe e njohin AShAAV si trup rregullator në sferën e radiodifuzionit, sidomos gjatë zgjedhjeve. Megjithatë, konsiderojmë se agjencia duhet t’i forcojë aktivitetet promovuese në drejtim të informimit për kompetencat e saj dhe në këtë mënyrë do të rritet numri i parashtresave”,- tha Biljana Bejkova nga Info-Qendra.

Sa i përket transparencës dhe llogaridhënies, AKE, sipas raportit, rregullisht përditëson faqet e internetit, publikon përmbajtje në rrjetet e tyre sociale dhe ka miratuar planin vjetor për furnizime publike për vitin 2019, por raportet e komisionit akoma nuk posedojnë detaje për vendimet e miratuara. Sipas raportit, qytetarët janë të kënaqur me shërbimet e AKE-së, por jo edhe me çmimet.

“Qytetarët kryesisht janë të kënaqur me shërbimet e telekomunikimit që i marrin, por nuk janë të kënaqur me çmimet. Qytetarët në mjediset urbane janë më të lumtur, ndërsa ato në mjediset rurale jo, qytetarët shqiptarë, ata të rajonit të Pollogut, nuk janë lumtur. Këto janë disa gjetje mbi bazën e të cilave mund të ndërtohen rekomandime për zhvillimin e mëtejmë të veprimtarisë”,- theksoi Lupço Petkovski nga Eurothink.

Monitorimin e dy trupave rregullatorë e kanë zbatuar Qendra për Strategji Evropiane-Eurothink, Info-Qendra, Transparencë - Maqedoni dhe Komiteti i Helsinkit, të financuar nga Ambasada britanike në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat