Mile Janakieski kthehet në burg, do të pranojë terapi - Bota Sot
Mile Janakieski kthehet në burg, do të pranojë terapi

Maqedonia

Mile Janakieski kthehet në burg, do të pranojë terapi

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 10:22
Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski është kthyer në burg në Shuto Orizare, pasi mbrëmë u transferua në spitalin “8 Shtatori” në Shkup.

Ai u ankua se ka dhimbje në veshkë, ndërsa në spital i janë bërë analiza, kurse mjeku kujdestar i ka shkruar terapi.

Janekieskit mbrëmë iu përkeqësua gjendja shëndetësore, pasi ai disa ditë me radhë është në grevë urie, për shkak të vendimit të gjykatës për ta paraburgosur.

Janekieski në burg ka abstenuar nga ushqimi, ndërsa ka konsumuar vetëm ujë.

Ndryshe, ai u paraburgos me kërkesë të Prokurorisë Speciale pasi dyshohet për shitje të paligjshme të tokës shtetërore. Së bashku me Janakieskin u paraburgosën edhe disa persona tjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...