Gjykimi për lëndën “Trajektorja” do të vazhdojë më 3 shtator

Maqedonia

Gjykimi për lëndën “Trajektorja” do të vazhdojë më 3 shtator

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 11:07
"Tajektorja"

Gjykimi për rastin e PSP-së “Trajektorja” do të vazhdojë më 3 shtator, pasi në seancën e sotme mungoi personi ekspert.

Gjykatësi Goran Boshevki, në fillimin e seancës tha se eksperti e ka njoftuar opinionin, por jo edhe gjykatën se është në pushim.

Përfaqësuesja e aktakuzës Lile Stefanovska, tha se eksperti i ka njoftuar ata, por nuk e di pse nuk është njoftuar edhe gjykata.

Rasti “Trajektorja” ndodhet në fazën e dëshmive, ndërsa të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-zv.kryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugët shtetërore”, Ljupço Georgievski.

Sipas aktakuzës së PSP-së, ata në gjysmën e dytë të vitit 2020 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë disa veprime, me çka në procedurën për zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër kanë tejkaluar kompetencat. Me këtë ata kanë dëmtuar buxhetin e shtetit së paku prej 155 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat