Zaev tregon kur e ka kuptuar se është mashtruar nga komikët rus - video

Maqedonia

Zaev tregon kur e ka kuptuar se është mashtruar nga komikët rus - video

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 15:04
Zoran Zaev

Në deklaratë për media, sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka thënë se komunikimi midis tij dhe komedianëve rus ka qenë reciproke.

I pyetur se kur e ka kuptuar se bëhet fjalë për mashtrim, Zaev ka zbuluar se e ka marrë vesh parmbrëmë, kur edhe janë publikuar incizimet.

Zaev tha  ngjarja me mashtrimet telefonike iu ka ndodhur edhe shumë kryetarëve dhe kryeministrave të vendeve tjera po edhe funksionarëve publik, por se i vjen edhe keq për atë çfarë ka ndodhur.

Ai tha se në bisedën e përgjuar është dëgjuar duke thënë se është kundër ndryshimit të kufijve dhe ka shfaqur besimin për zgjidhjen e Marrëveshjes së Prespës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat