Zaev-Plomp: Maqedonia e Veriut përparon

Maqedonia

Zaev-Plomp: Maqedonia e Veriut përparon

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 17:28
Zoran Zaev dghe Plomp

Maqedonia e Veriut shënon përparim serioz në dy vitet e fundit, është thënë në takimin mes kryeministrit Zoran Zaev dhe ambasadorit të Holandës në vend, Wouter Plomp.

Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, mes arritjeve të veçuara janë zgjidhja e çështjeve politike, siç është Marrëveshja e Prespës, si dhe pjesa e respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Zaev në takim ka thënë se tani jemi të përqendruar në përfitimet nga procesi integrues në NATO dhe hapat drejt BE-së t’i ndjenjë qytetarët.

“Gjatë periudhës së ardhshme do të përkushtohemi në rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe në përkrahjen e investitorëve dhe ndërmarrjeve, që të kontribuojmë në rritjen ekonomike në vend”, tha thënë Zaev.

Në takim u bisedua për rëndësinë e hapve që po ndërmerren për zbatimin e reformave në gjyqësor.

Në mbledhje bashkërisht është vërtetuar partneriteti i madh mes dy vendeve, si dhe u konstatua se ka hapësirë të madhe që të vazhdohet zhvillimin e planit ekonomik bilateral.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat