Gonçaruk: Në vitin 2017 i paralajmërova autoritetet e Maqedonisë se dikush rrejshëm paraqitet si Poroshenko

Maqedonia

Gonçaruk: Në vitin 2017 i paralajmërova autoritetet e Maqedonisë se dikush rrejshëm paraqitet si Poroshenko

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 20:45
Jurij Gonçaruk

Që nga viti 2017 kam pasur takim me përfaqësuesit e inteligjencës së Maqedonisë dhe me anëtarët e kabinetit të Presidnetit dhe ministrit për Punë të Jashtëm ku i paralajmërova se dikush në mënyrë të rrejshme paraqitet si presidenti Petro Poroshenko dhe i cili lajmërohet nëpër shtete, tha për “MKD”, Jurij Gonçaruk, ish-ambasadori i Ukrainës në Maqedoni.

“Kam paralajmëruar se duhet gjithmonë të jemi të përgatitur për provokime të ndryshme. Por tani vetëm mund të qeshim. Edhe Poroshenkos njëherë i ndodhi dhe vuajti nga provokime të tilla”, tha Gonçaruk, ku shtoi se nuk bëhet fjalë për aktorë komedian, por për pjesëtarë të njësive speciale të inteligjencës.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ishte bërë pjesë e talljeve të komikëve rusë Vlladimir Kuzencov (Vovan) dhe Aleksej Stollarov (Leksus), me të cilët ka folur për çështje të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat