Zaev takon ambasadorin holandez, Plomp

Maqedonia

Zaev takon ambasadorin holandez, Plomp

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 21:00
Zoran Zaev

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me Vilem Vauter Plomp, ambasador i Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili përfundon mandatin e tij në vend.

Në takim u konstatua se vendi ynë shënon progres serioz në dy vitet e fundit, me çka është theksuar roli pozitiv i Kryeministrit Zaev në proceset pozitive. Ndër arritjet janë theksuar transparenca për zgjidhjen e çështjeve politike, siç është Marrëveshja historike e  Prespës, si dhe në pjesën e respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut.

“Tani jemi përqendruar, që përfitimet e procesit të integrimit në NATO dhe hapat drejt BE-së t’i ndjejnë qytetarët si përfitime ekonomike. Në periudhën e ardhshme do të përqendrohemi në rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe për mbështetje më e madhe të investitorëve dhe ndërmarrjeve, për të kontribuar drejt rritjes ekonomike të shtetit, theksoi Kryeministri Zaev.

Në takim u bisedua për rëndësinë dhe hapat që ndërmerren për zbatimin e reformave në gjyqësor. Gjithashtu, u theksua edhe roli i rëndësishëm i PPS-së në luftën kundër korrupsionit. Njëkohësisht, u theksua nevoja për përkushtimin e mëtejmë për këtë çështje edhe në të ardhmen.

Kryeministri Zaev informoi për përcaktimin e Qeverisë për bashkëpunim me opozitën për të gjitha çështjet e rëndësishme me interes shtetëror.

Në takimin e përbashkët u konfirmua partneriteti dhe miqësia e madhe ndërmjet dy vendeve, që, siç u konstatua, ka hapësirë të madhe të vazhdojë të avancohet në planin bilateral dhe ekonomik.

Gjithashtu, u shpreh edhe falënderim për bashkëpunimin e shkëlqyer në katër vitet ekaluara.

Kryetari i Qeverisë, Zaev, shprehu respektin e tij për përpjekjet personale të ambasadorit të Holandës, Pllomp dhe kontributin e tij në nivelin parimor në të gjitha proceset e rëndësishme sociale, politike, demokratike dhe ndryshimet pozitive të vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat