Përfaqësues nga Posta e Maqedonisë së Veriut vizituan Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës

Maqedonia

Përfaqësues nga Posta e Maqedonisë së Veriut vizituan Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 22:43
Ilustrim

Përfaqësues nga Posta e Maqedonisë së Veriut sot vizituan Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës me qëllim për bashkëpunim të ndërsjellë rreth respektimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Nga ana e përfaqësuesve të Postës u tha se duke marrë parasysh ndryshimin e fundit të emrit zyrtar të shtetit, të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kanë ndryshuar emrin e institucionit. Dhe me miratimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Kuvend, Posta e RMV-së ka marrë masa për zbatimin e tij, duke respektuar rregullat për përkthim të emrit të institucionit, dhe janë në proces të përdorimit të vulave dygjuhësore, në të gjitha vendimet dhe aktet e tjera, si dhe legjislacionet që dalin nga kompetenca e institucionit.

Agjencia për Zbatimin e Gjuhës tha se janë në gatishmëri për këshilla dhe për të ofruar ndihmë në lidhje me miratimin dhe zbatimin e masave që sigurojnë përdorimin dhe statusin e barabartë të gjuhëve zyrtare në RMV. Po ashtu, Agjencia ofroi dhënien e rekomandimeve për institucionin për të inkurajuar, mbështetur dhe ofruar zgjidhje afatgjate, të qëndrueshme strukturore dhe një politikë stimulimi për përdorimin e gjuhëve zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nga ana e Postës së RMV-së u kërkua të unifikohen nocionet administrative në gjuhën shqipe. Për këtë, Agjencia parasheh bërjen e politikave gjuhësore dhe unifikimin e nocioneve administrative në bashkëpunim me ekspertë të fushës dhe institucione gjegjëse brenda dhe jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat