Shkup, seanca të reja për tre lëndë të Prokurorisë Speciale - Bota Sot
Shkup, seanca të reja për tre lëndë të Prokurorisë Speciale

Maqedonia

Shkup, seanca të reja për tre lëndë të Prokurorisë Speciale

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 09:13
Gjykata Penale në Shkup

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët “Total” “Toplik” dhe “Tarifa” të Prokurorisë Speciale Publike”.

Lënda “Total” ka të bëjë me evazion fiskal nga ana e gazetari Dragan Pavlloviq-Latas. Ai dyshohet për fshehjen e tatimit si pronar dhe drejtues i kompanive për marketing dhe shërbime për konsultime “Total” SHPKNJP Shkup, “Mediamaks” dhe “Total Media Qendra” SHPKNJP Shkup.

Pavloviq-Latas akuzohet se në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 së bashku me persona të tjerë juridikë në llogaritë përfundimtare dhe fletëparaqitjet tatimore kanë dhënë të dhëna të falsifikuara. Personat juridikë kanë dëmtuar buxhetin shtetëror me 121 mijë euro, ndërsa Pavloviq për 63 mijë euro.

Për sot është caktuar seancë e re edhe për lëndën “Toplik”, ku i dyshuar është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, për shitjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i diellit” në Sopishte, si dhe pesë persona të tjerë.

Sipas aktakuzës të PSP-së, i dyshuari i parë Janakieski, si person udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike ka krijuar Komision për tenderë të cilit i ka urdhëruar të zgjedh ofertues për blerje dhe disponim me tokë shtetërore për ndërtimin e kompleksit elit “Qyteti i diellit” në Sopishte edhe pse kompania nuk i ka plotësuar kushtet për këtë.

Në gjykatë sot duhet të mbahet seancë edhe për lëndën “Tarifa”, në të cilën të akuzuar janë ish-drejtori i ELEM-it Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë. Ata dyshohen për blerje joligjore të sistemeve softverik për nevojat e kompanisë, në vlerë prej katër milionë eurove.

Sipas PSP-së, të akuzuarit e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin në procedurën për furnizim publik të softuerit – “ERP sistem”. Të akuzuarit me mosrealizimin e detyrës zyrtare kanë mundësuar që personi juridik – konsorciumi, i cili më vonë e ka fituar tenderin, të kualifikohet në fazën e dytë të negocimit gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk ka dorëzuar dokumentacion të plotë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...