Schieb: Së shpejti do të mësohet data për fillimin e negociatave

Maqedonia

Schieb: Së shpejti do të mësohet data për fillimin e negociatave

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 16:00
Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb sot shfaqi shpresë se së shpejti do të mësohet data e fillimit të procesit negociues për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Ai tha se për shkak të harmonizimit intensiv, midis pjesës së mbetur dhe në Gjermani, sjellja e vendimit për datën për fillimin e negociatave është prolonguar deri në tetor.

“Gjermania e përshëndet arritjen e madhe shtetërore të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, të cilët pas aq kohe arritën të arrijnë marrëveshje dhe ta zgjidhin çështjen për emrin e Maqedonisë së Veriut dhe prandaj shpresojmë se vendi shumë shpejtë do t’i fillojë negociatat”, ka thënë Schieb.

Siç njoftojnë nga AIM, ambasadori gjerman në Beograd, deklaroi se qëndrimi i Berlinit është se pranimi i anëtarëve të rinj dhe reformat në BE janë dy procese të ndara që duhet të zhvillohen paralelisht.

“Reformat e brendshme në BE do të ndodhin derisa ajo të ekzistojë, me qëllim që ajo të përmirësohet dhe të adaptohet në kushte të reja. ky është proces i vazhdueshëm, i cili nuk e pengon pranimin e anëtarëve të rinj, nën kushte që vendet kandidate t’i plotësojnë të gjitha kushtet.Serbia zbaton reforma të vështira që do të zgjasin, ndërsa BE-ja zbaton reforma të saja dhe në një moment Serbia do të inkuadrohet drejt BE-së. Këto janë procese të cilat zhvillohen njëkohësisht, e jo sipas tjetrit”, theksoi ambasadori gjerman.

Ndërsa lidhur me përvjetorin e masakrës në Srebrenicë, Schieb deklaroi se qëndrimi i Gjermanisë dhe anëtarëve të tjerë të BE-së është se në Srebrenicë në vitin 1995 është kryer gjenocid, duke theksuar se pret që edhe Serbia të ndërmarrë një qëndrim të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat